
Analisti Neritan Sejamini, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se trafikantë si Dritan Rexhepi, tregojnë se ata kanë korruptuar zyrtarët në të gjitha nivelet.
Ai ka renditur disa nga elementët kryesor, ndërsa shprehet se shqetësim shumë i madh mbetet fakti se termi më i përdorur në çdo gjuhë të borës po ta kërkosh është mafia shqiptare.
Ka disa elementë të përbashkët, në 10 vitet e fundit shqiptarët arritën në burim, në Ekuador, Kolumbi etj. E marrin, e transportojnë vetë, e presin. E dyta, Shqipëria ka qenë bazë e rëndësishme për trafikun e drogës. Trafikantët përdorin korruptimit e zyrtarëve, janë korruptues të procesit të drejtësisë, doganierëve, tatimorëve, policëve. Në vende si Ekuadori dhe Shqipëria korruptojnë edhe drejtësinë.
Këta investojnë në ndërtim dhe në shitjen e pasurive të paluajtshme, janë të përfshirë në Ekuador dhe në Shqipëri. Në Holandë dhe në Britaninë e Madhe ata po pastrojnë paratë në ndërtime dhe pasuri të paluajtshme dhe ky është bërë shqetësim kryesor në këto vende.
Një tjetër problem tjetër i rëndësishëm është se kur fillon gërmon në mediat e tjera botërore në çfardolloj gjuhe termi më i hasur është mafia shqiptare. Është termi që përdorin mediat dhe agjencitë më serioze në botë dhe kjo ne na ka njollosur si shqiptarë në për botë dhe ky është një problem i madh i joni, si ka mundësi që një vend kaq i vogël si ne të prodhojë kaq krim.



