Trump pret kampionët e futbollit me një darkë të paguar nga xhepi

Trump pret kampionët e futbollit me një darkë të paguar nga xhepi

Një darkë me hamburger, pica dhe patate të skuqura, e ofruar nga presidenti Trump.

Kështu është pritur në Shtëpinë e Bardhë skuadra universitare e futbollit Clemson Tigers, fituese e kampionatit kombëtar NCAA (National Collegiate Athletic Association).

Për shkak të mbylljes së qeverisë, përveç personelit të kufizuar, Trump është detyruar të paguajë nga xhepi i vet për darkën.

“Do t’u ofroj McDonald's, Wendy's e Burger King's, si edhe pica ", u tha Trump mediave pasditen e djeshme.

“Porositëm ushqim të shpejtë amerikan. Shumë hamburger, shumë pica. Mendoj se ky është ushqimi i tyre i preferuar”, ka shtuar ai. 

Zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders shpjegoi se shumica e personelit të Shtëpisë së Bardhë janë pushim për shkak të mbylljes së qeverisë, "kështu që presidenti pagoi nga llogaria personale  për darkën".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy