Ulen temperaturat, ARRSH apel drejtuesve: Kujdes, lëvizni me zinxhirë

Ulen temperaturat, ARRSH apel drejtuesve: Kujdes, lëvizni me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar mëngjesin e kësaj të mërkure ka bërë një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Mund të jetë një imazh i natyra, rrugë dhe borë

Mund të jetë një imazh i 1 person, rrugë dhe borë

Mund të jetë një imazh i borë, natyra dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i 1 person, rrugë dhe borë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy