<p>Në Luksemburg, gjatë këtij muaji, do të vihet në skenë shfaqja „Një telefon te koteci i pulave”. Shfaqja nuk është thjesht një përrallë për fëmijë, por një histori që prek realitetin e sotëm. Ajo sjell në vëmendje sa ndikim ka telefoni dhe rrjetet sociale, jo vetëm te fëmijët, por edhe te të rriturit. Autorja Marsela Bashari shpjegoi në studion e MCN Informacion detaje të përgatitjeve për shfaqjen me marioneta, një projekt i financuar nga Ministria e Kulturës së Luksemburgut.</p> <blockquote> <p><em>Çdo përrallë ka mesazhin e saj. Ka qenë rastësi njohja me Rudina Grudën, regjisoren. Kemi qenë të ftuara në një event ku ishte presidentja e Kosovës. Një miku ynë i përbashkët i dha Rudinës librin tim. Unë i dhashë idenë që kisha për librin dhe ajo e realizoi në mënyrë të shkëlqyer. </em></p> <p><em>Kemi në plan ta zgjerojmë, jo vetëm në Luksemburg, por edhe në shtete të tjera. Duke e ditur që edhe arti nuk ka kufi. Është një përgjegjësi shumë e madhe, jo vetëm sa i përket anës teknike, por edhe institucionit që ne na e ka besuar këtë. Duhet të dalë sa më mirë dhe të argëtohen edhe fëmijët. Është publiku kryesor dhe kjo është përgjegjësi shumë e madhe. </em></p> <p><em>Përkthimi i tekstit ka qenë sfida më e madhe. Është përkthyer në frëngjisht, pasi shfaqja është me marioneta. Për vendin kemi pasur pak vështirësi.Buzëqeshja e fëmijëve, duartrokitjet dhe përqafimet e fëmijëve janë shpërblimi i punës time. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/CMI0jgujsIU?si=2WTTKo0DvtuHwC19" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



