Asociacioni, Bytyçi: Më i përshtatshmi është modeli kroat

Asociacioni, Bytyçi: Më i përshtatshmi është modeli kroat

Seb Bytyçi, studiues i diplomacisë, thotë se modeli i asociacionit që mund t’i përshtatet Kosovës është ai kroat.

Në studion e MCN, ai tha se Kushtetuta e Kosovës e kufizon numrin e modeleve që mund të vihen në zbatim, ndaj modeli i Kroacisë, edhe ai me komuna serbe në përbërje, mund të shërbejë si pikë nisjeje.    

Kosova është paksa e kufizuar. Nuk mund të kopjojë çfarëdo modeli. Ka kufizime kushtetuese dhe ligjore. Duhet të krijohet një model kosovar të bazuar në asociacionin ekzistues të komunave të Kosovës. Sa i përket komunave anëtare, aty mund të ketë modele të ndryshme. Ekziston në Kroaci një asociacion i komunave serbe. Ndoshta ky model më shumë i përshtatet Kosovës, për shkak të komunave serbe.

Bytyçi u ndal më tej në pengesat që e kanë bërë deri tani të pamundur arritjen e marrëveshjes.

Mendoj se janë kundër mungesës së njohjes reciproke sipas deklaratave të tyre. Nëse e marrim planin franko-gjerman në përgjithësi, nuk e kundërshtojnë. Madje, po të ishin në qeveri do ta pranonin shumë më lehtë.

Kundërshtimi është më shumë mungesën e njohjes reciproke. Fillimisht kjo fazë e dialogut us hpall se do të ketë njohje reciproke. U dizajnua një marrëveshje e përkohshme që çon në një marrëveshje tjetër që shihet si finale për normalizim.

Sipas deklaratave ka disa shqetësime, ka një retorikë të fortë. Ka ndonjë protestë të organizuar nga opozita. Por më shumë mbetet në nivelin e retorikës. Por edhe kjo retorikë ka ngjallur brenga te komuniteti ndërkombëtar.

Radikalët në Serbi janë në qeveri. Kemi të bëjmë me një qeveri shoviniste ndaj shqiptarëve. Janë disa grupe radikale që organizojnë protesta. Ato grupe kanë lidhje të ngushta me presidentin Vuçiç dhe shërbimet sekrete të Serbisë.

Në Kosovë ka opozitë të vërtetë. Kurse në Serbi nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për opozitë të vërtetë. Janë grupe shpesh herë të nxitura pse jo edhe nga shërbimet sekrete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy