
Qeveria ka paralajmëruar së fundmi ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, lajm që është pritur pozitivisht nga aktorë të shumtë të ekonomisë.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Elvin Meka në MCN Economy u shpreh se kjo ishte e pritshme pasi kemi mbi 0 vjet që e diskutojmë, teksa ae konsideroi si diçka të domosdoshme për ekonominë shqiptare.
Ai tha se financuesi kryesorë për këtë bankë do të jetë qeveria e cila aktualisht i ka të gjitha burimet për të mbështetur një institucion të tillë.
Sipas tij mbetet një nga sektorët që mund dhe duhet të mbështesim, teksa theksoi se thembra e Akilit do mbetet gjithmonë te menaxhimi institucional pasi mbetet pika e dobët historike në Shqipëri.
Natyrisht që më mirë vonë se kurrë, mjediset eksperte kanë shumë vite, mbi 10 vjet që është nxjerr në tavolina të ndryshme për nevojën që ka ekonomia e Shqipërisë për të pasur një prezencë të tillë institucionale.
Asgjë nuk vjen e sforcuar, prandaj kam përshtypjen që jemi në një moment oportunë, pasi siç është modeluar apo dhënë si ide që financuesi i parë me peshën më të madhe do të jetë qeveria. Vjen në një kohë të përshtatshme sa i përket financave të shtetit sepse jo gjithmonë ka qenë ky lloj avantazhi.
Megjithatë jam i mendimit se jemi të vonuar sepse 5-6 vjet më parë Shqipëria kishte nevojë për një prezencë të tillë, nuk jemi as të parët as të fundit që po ngremë një institucion të tillë, por nëse do e kishim vite më parë do kishim një panoramë më të mirë në disa degë apo sektorë të ekonomisë ku do kishim fituar ca vite të mira kohe dhe s’do e linim sektorin e bujqësisë në këtë nivel degradimi. Ky është një nga sektorët që mund dhe duhet të mbështesim.
Më tej ai shtoi se Shqipëria të paktën 30 vitet e fundit apo ndoshta pak më shumë nuk është se ka treguar ndonjë eksperiencë të veçantë, në aspektet e menaxhimit profesional të institucioneve shtetërore.
Në një mënyrë apo tjetër përveç modelit të zhvillimit nuk është se ka një histori për tu vlerësuar në drejtim të menaxhimit dhe në terma të administrimit të mirë të kësaj banke sfida mbetet.
Thembra e Akilit do mbetet gjithmonë te menaxhimi institucional pasi mbetet pika e dobët historike në Shqipëri dhe pse mendoj se të paktën në këtë rast të mos e paragjykojmë por t’ja lëmë kohën sepse duam të gjithë të shohim një institucion serioz që menaxhohet në mënyrë institucionale.
Kjo është një bankë që i takon ekonomisë shqiptare, kombit dhe s’ka sens dhe arsye të diskutohet dhe të kemi pritshmëri të forta për të kërkuar të ndikojë.
Shqipëria nuk ka shkëlqyer në drejtimin tejet profesional, por duhet të ketë sa më pak ndërhyrje e cila me ndërrimin e qeverive fillojnë të mbushen me njerëz pak ose aspak profesional.



