Çuçi takohet me homologun austriak: Do të krijojmë Policinë Alpine

Çuçi takohet me homologun austriak: Do të krijojmë Policinë Alpine

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se së shpejti një departament i ri do të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se është takuar këtë të mërkurë me ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehmmer, me të cilin ka folur mbi asistencën që mund t’i japin për krijimin e një skuadre të “Policisë Alpine”.

“Me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, gjatë takimit të sotëm në Tiranë folëm edhe për asistencën që ata mund të na japin për të krijuar skuadrën e Policisë Alpine në Policinë e Shtetit.

Gjithmonë e më shumë zonat malore të Shqipërisë po preferohen nga turistët, përfshi edhe ata nga Austria. Alpet tona janë një destinacion mjaft i frekuentuar nga turistët gjatë gjithë vitit.

Besoj se ka ardhur momenti që këtij realitet të ri të krijuar në këto zona t’i qasemi në një formë tjetër edhe përmes shërbimit policor.”, shkruan Çuçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy