“Nuk pashë reagim te Laçi”, Tahiri: E ka në kontratë, Bitri largohet nga Partizani pas Europës

“Nuk pashë reagim te Laçi”, Tahiri: E ka në kontratë, Bitri largohet nga Partizani pas Europës

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se mbrojtësi Eneo Bitri do të largohet nga Partizani pas ndeshjeve të Europës. Sipas Tahirit, në kontratën e mbrojtësit me të kuqtë, thuhet se nëse Bitri merr një ofertë nga jashtë do të largohet.

Ky Partizani do të ketë ndryshime. Bitri do të ikë pas kupave të Europës. I duhen dy qendërmbrojtësa me patjetër. Unë e di, që Bitri pas ndeshjeve në Europë do të transferohet jashtë, sepse kështu është thënë. Edhe sikur të rrijë Bitri, një qendërmbrojtës i duhet Partizanit. Unë e di që Bitri e ka në kontratë që nëse merr ofertë nga jashtë do të largohet.

Në lidhje me barazimin e Laçit ndaj Iskra, Tahiri u shpreh se u vu re boshllëku në mesfushë, për shkak të largimit të Shehut dhe Deliut, ndërsa shtoi se nuk pa asnjë reagim nga kurbinasit në minutat e fundit.

U duk shumë boshllëku i Shehut dhe Deliut te Laçi. Ekipi u hap dhe luanin me lojtarët e krahut. Zarubica nuk më la ndonjë shije të mirë. Ishte mundësia me Guindo në minutat e para për të shënuar. Nëse do kishin shënuar, mund të shikonim më shumë nga Laçi. Skuadrat malaeze dinë të mbrohen. Kishin edhe ata një rast për të shënuar në pjesën e parë. Nuk pashë reagim nga Laçi në minutat e fundit. Nuk pashë të bënin presion. E bënë vetëm në minutat shtesa. Megjithatë mendoj se tashmë Laçi i ka të gjitha mundësitë për tu kualifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy