Mashtrimi përmes call centerave në Sofje dhe Beograd, zbulohet grupi që përfitoi mbi 80 milionë euro

Mashtrimi përmes call centerave në Sofje dhe Beograd, zbulohet grupi që përfitoi mbi 80 milionë euro

Një rrjet i madh kriminal i përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash është zbuluar falë një hetimi ndërkombëtar. Në hetimin e mbështetur nga Europol dhe Eurojust u përfshinë autoritetet e zbatimit të ligjit dhe gjyqësori i Austrisë, Bullgaria, Gjermania dhe Serbia.

Aksioni u zhvillua në Beograd dhe Sofje më 2 prill, pavarësisht izolimit për shkak të pandemisë. Autoritetet e zbatimit të ligjit në të dy vendet kryen 11 kontrolle të shtëpive dhe arrestuan 9 persona (5 në Serbi dhe 4 në Bullgari). Dy nga drejtuesit e rrjetit kriminal u arrestuan në Sofje, bën të ditur Europol.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pesë prona në Serbi, 2.5 milionë € nga një llogari bankare në Gjermani, pajisje elektronike dhe materiale të tjera në cilësinë e provës. Për më tepër, 30 llogari të tjera bankare u vunë nën mbikëqyrje.

Grupi në fjalë është një rrjet i madh kriminal, që përfshinte qytetarët nëpërmjet mashtrimit në investime false. Njerëz nga e gjithë bota kanë rënë viktimë e kësaj skeme që niste me investime rreth 250 €. Agjentët nga call centerat në Bullgari dhe Serbi manipulonin qytetarë të thjeshtë, duke i bindur të investonin në produkte inekzistente.

Zyra Austriake e Policisë Kriminale (Bundeskriminalamt) vlerësoi se vlera e mashtrimit në rajon arrin në 80 milion €. Vetëm në Austri, vlerësohet se 850 persona humbën rreth 2.2 milion € në këtë skemë. Qindra të tjerë në Gjermani kanë humbur rreth 10 milion €.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy