Meta kalon për gjykim/ Cakrani: S’ka prova që faktojnë përfshirjen në aferë korruptive, zero dëm financiar ndaj shtetit (VIDEO)

Meta kalon për gjykim/ Cakrani: S’ka prova që faktojnë përfshirjen në aferë korruptive, zero dëm financiar ndaj shtetit (VIDEO)

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, përfundim të hetimeve dhe dërgimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme ndaj klientit të tij, e sheh si një çështje të pabazuar në prova dhe pa akuzë të faktuar.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV ai deklaroi se hetimet kanë përfunduar në 4 gusht, por sot SPAK i ka paraqitur kërkesën gjykatës për kalimin e çështjes për gjykim. 

Sipas tij, nuk ekziston asnjë dokument i vetëm që të ketë firmën e zotit Meta dhe të ketë favorizuar një kompani dhe anashkaluar një tjetër dhe se nuk rezulton një dëm financiar i shkaktuar ndaj shtetit nga klienti i tij. 

Cakrani shtoi se janë zero pasuri që vërtetohen në emër të zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi, përveç banesës së tyre të përbashkët, dhe se ish-presidenti është bashkëpronar i ¼ së banesës që disponojnë prindërit e tij.

Ai tha se ka zero prova që të faktojnë zotin Meta në një aferë korruptive.

Ky është një moment procedurial i rëndësishëm se do ballafaqojmë provat nëse janë të vërteta ose jo, nëse janë marrë në mënyrë të ligjshme ose jo. Nëse akuza do jetë e faktuar ose jo. Do jenë tre momente që gjykata do vendosë ose do e kalojë për gjykim, ose do e pushojë për një ose disa akuza dhe kthimin e dosjes prokurorisë. 

Është moment procedurial, por nuk do përfundojë me një seancë ose dy. Janë mijëra faqe që duhet të ballafaqojmë akuzat. Do jetë një proces pa dyshim shumë dinamik. Ndaj zotit Meta rëndojnë tre akuza, korrupsioni pasiv, që është kthyer në modë tashmë nga SPAK. 

Se është një akuzë që parashikon nga 4 deri në 12 vite burgim dhe kërkon 20 vite për tu parashkruar, ndryshe nga vepra të tjera që kërkojnë 10 vite. Ne kemi parë lajme gazetash disa biseda analistësh nëpër studio televizive, flas këtu për çështjen CEZ-DIA.

Çështja e lobimit ra dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër për pozicionin e fajësisë apo pafajësisë së zotit Meta. Falsifikimi i formularëve parashikon 6 muaj burg. Por pastrimi i produkteve të veprës penale, për të provuar këtë akuzë duhet të provosh korrupsionin. 

Unë mendoj dhe besoj gjithmonë, duke parë gjithë këto prova që ka paraqitur SPAK dhe hetimin e kryer ndaj zotit Meta nga mosha 18 vjeç deri sot. Nuk ka një dokument që të ketë firmën e zotit Meta dhe të ketë favorizuar një kompani dhe anashkaluar një tjetër. 

Nëse gjykata do të jetë në lartësinë e akuzës duhet t’i pushojë këto akuza. Për më tepër nuk rezulton një dëm financiar të shkaktuar ndaj shtetit nga zoti Meta. Unë flas këtu për klientin tim. Zonja Kryemadhi ka të njëjtat akuza si zoti Meta. 

Zoti Meta ndodhet aty për shkak të zonjës Kryemadhi, duke qenë ish-bashkëshorti i saj, SPAK thotë që mbani përgjegjësi për veprimet penale të saj, njëlloj si t’i keni kryer ju. Por akuzat janë personale dhe përgjegjësia personale, siç ka thënë Kryeministri. 

Kanë qenë bashkëshortë por janë dy entitete të ndryshme, kanë pasur rrugëtime politike të ndryshme dhe zoti Meta duhet të përgjigjet për aq sa ka ushtruar detyrën e tij si ministër, drejtues i Kuvendit apo qeverisë. 

Ka zero prova që të faktojnë zotin Meta në një aferë korruptive. Janë në dosjen që kemi në dispozicion është bërë një hetim i thelluar, edhe në bankat të vendeve partnere, me të cilat kemi marrëdhënie juridike. 

Nuk ka asnjë kthim të vetëm përgjigje që të vërtetojë që zoti Meta të ketë pasur pasuri të paluajtshme në këto vende. 

Kjo është mbrojtja jonë morale dhe ligjore që ne na bën të fortë dhe mundësi për të kërkuar pushimin e procedimit penal.

Ka dalë në media që zonja Kryemadhi ka përdorur një kartë që ia ka vënë në dispozicion kushëriri i saj biznesmen. 

SPAK ka verifikuar dhe nuk rezulton që zoti Meta të ketë qenë qoftë në hotelet apo butikët ku është përdorur karta e zonjës Kryemadhi. Zoti Meta nuk ka pasur dijeni për veprimet e saj.  

Janë zero pasuri që vërtetohen në emër të zotit Meta dhe Kryemadhi, është banesa e tyre e përbashkët, por aty nuk ka jetuar zoti Meta që kur kanë lindur konfliktet në çift. Pasuria e llogarive bankare është zero e zotit Meta. 

Zoti Meta është bashkëpronar e ¼ të banesës që disponojnë prindërit e tij te zona e “Pazarit të ri”. 

Ka tre akuza CEZ-DIA, SPAK pretendon se zoti Meta ka ndikuar te Dritan Prifti kur ishte ministri i Ekonomisë, që Kastriot Ismailaj të ishte biznesmeni që të lidhte kontratë me kompaninë çeke. 

Nuk është vërtetuar që zoti Ismailaj t’i ketë dhënë para zotit Meta. Janë thjesht aludime.

Për akuzën e lobimit, pretendojnë se nga LSI në 2016-2017 ka pasur kontratë me një kompani e cila ka deklaruar 340 mijë euro në FARA që ia ka dhënë LSI për të lobuar në SHBA. Por nuk rezulton të jetë një provë me firmë që zoti Meta. 

Nuk ka një provë të qartë që të ketë autorësinë dhe firmën e zotit Meta. Janë akuza të bazuara në dyshime dhe jo në prova konkrete. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy