Ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, në pranga 50-vjeçari

Ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, në pranga 50-vjeçari

Një 50-vjeçar me inicialet L.K., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe.

.           NJOFTIMI 

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 17 vjeçe.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. P., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në Cërrik, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasin L. A., 61 vjeç, këmbësor.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka kryer punime ndërtimi, në banesë, pa lejen përkatëse.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy