Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat pasditen e kësaj të marte falenderoi të gjithë ata që kontribuan për miratimin e draftit të Reforëms në Drejtësi. Rama deklaroi se vetingu mbetet mankthi i opozitës dhe e paralajmëroi atë të mos fusë duart.
Kreu i qeverisë e hodhi poshtë deklaratën e djeshme të Bashës kur u shpreh se pa kalimin e Reformës në Drejtësi nuk kalon asnjë reformë tjetër e ngjashme duke lënë të kuptohet se Reforma Zgjedhore që po diskutohet së fundmi. Rama nënvizoi se maxhoranca as ka pranuar dhe as do të pranojmë vendet e rezervuara.
