Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Shkodër, shoqërohen 20 persona

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Shkodër, shoqërohen 20 persona

Deri më tani policia dhe hetuesit nuk kanë dhënë asnjë detaj për ngjarjen e rëndë, që tronditi pasditen e së shtunës qytetin e Shkodrës.  Ende nuk dihen motivet e vrasjes së 30 vjeçarit,  Arian Ferracaku në Dobraç të Shkodrës. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, janë marrë në pyetje familjarët dhe dëshmitarët në vendgjarje. Vetë familjarët e 30-vjeçarit në deklarimet e tyre në polici,  kanë mohuar të kenë patur konflikte me njeri, ndërsa dy personat që shoqëronin viktimën kanë dhënë pak detaje mbi autorin që ekzekutoi Ferracakun.

Të dy kanë deklaruar se sapo  kanë dëgjuar të shtënat janë larguar me shpejtësi, duke thënë se nuk arritën të identifikonin autorin e sulmit. Deri më tani policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes. Arian Ferracaku, i cili kishte në zotërim disa aktivitete në qytetin e Shkodrës, u pasditen e së shtunës në periferi të qytetit.

Ai ka qenë duke bërë prova për garën e hipizmit, që pritej të mbahej të djelën ndërsa persona ende të paidentifikuar i bënë pritë dhe e ekzekutuan me Kallashnikov në një distancë prexj 70-80 metra. Ekzekutimi i të riut ndodhi në një livadh, pranë hidrovorit të  fshatit Dobraç. 30 vjecari Ferracaku kishte marrë  dy plumba në kokë dhe të tjerë në trup, çka i ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy