
Një grusht shteti i ka dhënë fund pushtetit 30-vjeçar të presidentit Omar al Bashir, në Sudan.
Ushtria ka rrethuar pallatin presidencial, duke njoftuar formimin e një qeverie tranzicioni.
Në kryeqytetin Khartum, ku prej 5 ditësh njerëzit kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Bashirit, tashmë ka shpërthyer festa.
Ushtria sudaneze rrethoi pallatin presidencial me trupa dhe mjete.
Fillimisht trupat ushtarake hynë në selinë e radiotelevizionit shtetëror, i cili orët e fundit ka transmetuar vetëm marshe ushtarake.
Të gjithë anëtarët e qeverisë së Sudanit janë arrestuar pas dorëheqjes së presidentit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, duke iu referuar korrespondentëve të tyre.



