Fermeri Mile: Nafta që na subvencionojnë nuk mbulon as 5% të nevojave! Eksporti nuk ofron çmime të mira

Fermeri Mile: Nafta që na subvencionojnë nuk mbulon as 5% të nevojave! Eksporti nuk ofron çmime të mira

Fermeri Romeo Mila nuk është penduar që ka lënë Italinë për të punuar dhe zhvilluar aktivitetin e tij në fshatin Gogolas në Lushnjë ku ka arritur të mbjellë shumë hektarë vreshta në vendlindjen e tij. Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV, Mila tha se prodhon vetëm për tregun e brendshëm dhe se nuk i intereson eksporti pasi çmimet nuk janë tërheqëse.

Duke vijuar shpjegimin e tij, fermeri tha se vjet dhe sivjet ai ka marrë subvencione për inputet, por shtoi se nafta që ai merr nuk mbulon as 5% të nevojës që ai ka.

Deri tani shumë mirë, vitin e kaluar kishte më shumë rezultat, por këtë vit jemi sërish mirë. Për momentin prodhojmë vetëm për tregun e brendshëm, nuk më tërheq eksporti, s'ka çmime të mira. Jemi pak më dobët se viti i kaluar. Deri tani jo, nuk jam penduar, çdo vit vij duke u zmadhuar dhe zgjeruar.

Unë këtë vit kam pasur 3 hektarë sera, bëj rrush të hershëm, po rkam e varitete të vona. Tregtojmë në Kosovë dhe Shqipëri, tek tregjet e Ballkanit, nëpërmjet pikave të grumbullimit. Kam marrë vitin e kaluar subvencionim për plasmasin dhe këtë vit kam marrë për inputet. Kemi marrë dhe për naftën edhe pse nuk është e mjaftueshme pasi mbulon vetëm 5% të nevojës së naftës që kam unë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy