Rama për masat e reja: Duhen respektuar rigorozisht, që nga partitë politike e deri te qytetarët

Rama për masat e reja: Duhen respektuar rigorozisht, që nga partitë politike e deri te qytetarët

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi orarin e ri të kufizimit të lëvizjes, ku nga dita e nesërme Shqipëria do të futet në izolim nga ora 20:00 deri në 06:00 të ditës tjetër për një periudhë dy javore.

Kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje qytetarëve dhe partive politike që të shmangin grumbullimet dhe të mbajnë maskën mbrojtëse.
Ai shprehet se do të ketë mbikëqyrje të rreptë në këto dy javë, ndërsa kërkon që çdo qytetar të ndërgjegjësohet, që pas dy javëve të kemi lehtësim të masave.

Sipas kreut të qeverisë, duhet bërë sakrificë këto dy javë që në vijim të mos shtrëngohen më tej masat.
Postimi i plotë:
MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht.

Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej. 

Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy