Në qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazović, mund të marrë rolin e ministrit të Jashtëm.
Sipas “Novostit”, lideri i platformës "Bardh e Zi", Dritan Abazović, mund të ketë postin e kryediplomatit në qeverinë e ardhshme të Zdravko Krivokapić.
Abazoviç u rreshtua krah koalicionit të partive opozitare në zgjedhjet e disa javëve më parë në Mal të Zi.
Me katër deputetë në Parlament, ai u bë faktor kyç për formimin e maxhorancës së re qeverisëse. Në marrëveshjen paraprake me partitë fituese, mes disa pikave që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Malit të Zi, është edhe mosndryshimi i qëndrimit në lidhje me pavarësinë e Kosovës, të cilën Mali i Zi e ka njohur që në vitin 2008.



