
Gazetari Fatos Mahmutaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ka një dyfishim të numrit të deputetëve të ekstremit të djathtë në Parlamentin Europian.
Mahmutaj tha se analistët parashikojnë një të ardhme jo optimiste për Europën.

Pritej që ekstremi i djathtë të fitonte, por jo me këtë rezultate. Nga parlamenti që e ka mbarur funksionin e tij dhe deri në këtë të riun mendohej që do kishte rritje, por jo kaq drastike. Numri i deputetëve të ekstremit të djathtë është dyfishuar. Europa po flet djathtas dhe ekstremisht djathtas. Sipas analistëve Europa po shkon drejt politikave ekstremiste. E thënë troç po shkon drejt luftës. E njëjta situatë ka qenë para Luftës së Parë Botërore. Shumë analistë i kanë krahasuar me ardhjet e nazizmit dhe fashizmit në Europë, se asnjë nuk i ka vjedhur, por kanë ardhur me votë.
Po analizohen, Macron ka kërkuar një analizë të situatës së Francë, pasi Franca dhe Gjermania janë vendet kryesore për numrin e deputetëve, dhe ai ka kërkuar analizë pse puna arriti këtu.
Paraprakisht, kanë ardhur në përfundimin që kanë qenë konfliktet që po e lodhin Europën. E para është konflikti në Ukrainë. Europa duke ndihmuar Ukrainën por asnjë herë haptazi. Politika e qendrës së majtë ka qenë e tillë, ndihmojnë deri diku, por jo me trupa. Europa e lodhur nga emigrantët e Ukrainës, ata të Lindjes së Mesme dhe emigrantët nga vendet e Europës.



