Tensionet në Gadishullin Korean, Britania e Madhe përgatitet për luftë

Tensionet në Gadishullin Korean, Britania e Madhe përgatitet për luftë

Forcat e armatosura të Britanisë së Madhe po përgatiten për një luftë të mundshme me Korenë e Veriut, raporton Daily Mail, duke iu referuar burimeve ushtarake.

Zyrtarët janë udhëzuar të hartojnë plane për mënyrën se si Britania do të përgjigjet nëse do të shpërthente lufta me Phenianin pas tensioneve në mes të Perëndimit dhe diktatorit Kim Jong-Un.

Detajet e planit të operacionit sekret kanë dalë pasi Donald Trump paralajmëroi se “vetëm një gjë do të funksionojë” kur bëhet fjalë për trajtimin me Korenë e Veriut, e cila ka vazhduar testet bërthamore dhe raketave.

Sipas një skenari, aeroplanmbajtësja Queen Elizabeth, së bashku me 12 avionë luftarakë F-35B, do të futeshin në shërbim të hershëm për t’u bashkuar me anijet e luftës amerikane jashtë gadishullit Korean.

Transportuesi 65,000 ton, i cili ka një ekuipazh prej 700 vetash, mund të shoqërohet nga shkatërruesit e tipit 45. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy