Greqi/ Përplasje mes refugjatëve dhe policisë në ishullin e Samos (FOTO)

Greqi/ Përplasje mes refugjatëve dhe policisë në ishullin e Samos (FOTO)

Policia greke ka pasur përplasje me banorët e një kampi refugjatësh në Samos, të cilët ishin organizuar në një marshim për të protestuar ndaj kushteve të këqija në kamp.

Rreth 100 refugjatët u përpoqën të marshonin drejt qytetit, por u ndaluan nga policia.

Policia bllokoi daljen e tyre dhe gjuajti me armë në shenjë paralajmëruese.

Ajo përdori gaz lotsjellës dhe madje disa nga demonstruesit thonë se janë rrahur e janë marrë në pyetje në polici.

Shumë njerëz atje banojnë në tenda (shpesh të ndërtuara vetë) dhe nuk kanë kushte higjenike.

Refugjatët ankohen për plehrat dhe gjallesa të rrezikshme si: gjarpërinj, akrepë e minj.

Në kamp ka pasur më parë edhe tri protesta paqësore për kushtet e rënda të jetesës.

Përplasja erdhi pak ditë para votimeve parlamentare europiane në Greqi. /Sipas EuroNews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy