Turizmi në Potam, Meksi: Çmimet e dhomave kanë filluar të bien, problem parkimi (VIDEO)

Turizmi në Potam, Meksi: Çmimet e dhomave kanë filluar të bien, problem parkimi (VIDEO)

Avokati Redon Meksi, i cili prej disa ditësh po pushon në plazhet e Jugut, ditën e sotme u ndal në Potam, ku foli për çmime të ngjashme në Tiranës.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se paradite ishte në Gjipe por nuk i kapnin valët, pasi dilte sikur isha në Greqi.

Më tej për Potamin tha se ishte plot me të huaj dhe se nuk ka dëgjuar fare shqip.

Çmimet e dhomave kanë filluar të bien. Besoj se shqiptarët kanë ikur jashtë. Ndërsa te zona e Drimadhes, Green Coast dhe Dhërmi, shumica janë shqiptarë.

Shqiptarët që janë kanë zgjedhur zonat e shtrenjta ata që janë. Jashtë do shpenzosh shumë më shumë në zonat e mira.

I vetmi vend ku mund të shpenzohet më pak është Turqia se ke konceptin All Inclusive, për edhe aty 6 netë.

Kemi akoma bregdet të paprekur në zona të caktuara. Janë ushqime të mira nëse di të zgjedhësh.

Shezlonget në Potam janë 10 mijë lekë të vjetra, plazh publik ka goxha se shumica e plazhit në Himarë është publik.

Një drekë në Potam do shkojë te 60 mijë lekë të vjetra për dy persona. Një kafe 120-150 lekë. Birrat janë si në Tiranë, janë diku si çmimet e Tiranës, jo te lokalet e shtrenjta, por te lokalet normale të Tiranës.

Parkimi është problem shumë. Parkimi më i lirë është te 5 mijë lekshi i vjetër. Është shumë vështirë të gjesh parkim pa pagesë.

Nuk para sheh turistë me bukë me vete, shkojnë edhe te gjërat e lira si hamburger, apo sufllaqe. Apo nuk ulen në lokal çdo ditë, si ne shqiptarët.

Si ne tavolinën plot e mbush vetëm Greqia. Shqiptarët i kemi larguar me reklamat që kemi bërë për çmimet.

Tek ne ka kaluar piku i turizmit, çmimet kanë filluar të bien. Por italianët janë dy tre fishuar krahasuar me fillimin e gushtit.

Në Potam herët e tjera kur kam qenë kam dëgjuar dhe shqip, sivjet jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy