Dyrnjaja: Berisha duhet të hapë PD-në, ai është diga që ka bllokuar rinovimin e partisë. Të paaftët po i ngrenë kult kryetarit! (VIDEO)

Dyrnjaja: Berisha duhet të hapë PD-në, ai është diga që ka bllokuar rinovimin e partisë. Të paaftët po i ngrenë kult kryetarit! (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi në MCN Live se problemi dhe zgjidhja në PD mbajnë emrin Sali Berisha. Dyrnjaja tha se protesta nuk është qasja e duhur që u ofrohet njerëzve si zgjidhje, duke theksuar se Berisha duhet të bëjë një hapje të PD-së që aty të shkojnë njerëz me kredite publike. Dyrnjaja foli për njerëz në PD që janë të paaftë dhe e kanë ekzistenciale të qenit në politikë, të cilët sipas tij i ngrenë “kultin e delirantit” Berishës.

Problemi më i madh që kemi ne, të paktën në diskutimin jashtë politikës, është që biem dakord të gjithë për çfarë është gatuar dhe nuk kemi as debat me njëri-tjetrin. Të vetmit që nuk e kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë, janë aktorët politik, në rastin konkret Berisha. Berisha tha sot  në Parlament: Protesta, protesta vetëm protesta. Problemi është te qasja që u ofrohet njerëzve si zgjidhje. I marr të gjitha të mirëqena, manipulimin e zgjedhjeve, blerjen e votës dhe të gjitha këto...Nga krahu tjetër është suksesi që i atribuon Berisha vetes, që 500 mijë votat e opozitës i mblodhi Berisha. Është një kult i tmerrshëm deliranti, që në fakt nuk e ka Berisha vet, por ia ngrenë ata poshtë. Se janë ata të paaftit e tjerë, që kanë nevojë ekzistenciale të jenë aty, se po mos jenë në politikë, të mos jenë afër Berishës, ata s’kanë asnjë profesion tjetër, pra janë të papunë nesër në qoftë se nuk janë në Parlament. Ata rrinë me mistri tulla dhe llaç për t’i ngritur kultin Berishës. Natyrisht që Berisha me shumë qejf e pranon këtë gjë, dhe kjo është e dukshme, jo sot, jo dje.

Të akuzosh shkodranët, tropojanët, se janë shitur është e rëndë, është autogol politik për veten tënde. Në 2025-ën ti do shkosh t’u kërkosh votat atyre, pas një viti gati fillon fushata tjetër. Duke i vendosur përballë ti automatikisht i çon në krahun tjetër, edhe falas herës tjetër, ai s’do ketë as nevojë t’ua blejë votat herës tjetër. Që prej përfundimit të zgjedhjeve, po përpiqem t’u çoj sinjale herë pas herë në mënyrë modeste opozitës, që duhet qasje tjetër, se është domosdoshmëri politike kombëtare dhe sociale. Nuk mund të gënjehen njerëzit. Njerëzit nuk janë idiotë, po u fyen inteligjencën njerëzve.  Unë po them që këta kanë qëllime të mira, mënyra se si duan t’i arrijnë qëllimet e mira është tërësisht e gabuar. Nuk po i hyj konspiracionit sikur ka një qëllim tjetër. E tha Berisha sot në Parlament që kush nuk pozicionohet me ne, në favor të logjikës që zgjedhjet u blen dhe manipuluan,  është shërbëtori i Ramës, këtu shkon gjithë leksiku dhe logjika e Berishës.

Automatikisht shkon në favor të Ramës, sepse e bëjnë ata arsyen të shkojë në favor të Ramës. A do dalin njerëz në protesta? Zero, do jetë akoma më i lodhshëm për njerëzit. Nëse dolën 3 mijë veta, do dalin 1 mijë. Opozita është kaq e varfër saqë nuk po gjen një mënyrë si të zgjojë njerëzit me interes. Opozita ka humbur mënyrën e të gjeturit të rrugëve si duhet bërë opozicioni. Ka kohë dy vjet, nëse Berisha nuk e hap realisht PD-në, që aty të shkojnë njerëz që kanë kreditë publike. Grupi tjetër është hall më vete. Kur pretendon Basha të rikthehet është një tmerr i vërtetë. Nëse është neveria 5 ai e çon 25. Këtu ka një digë që ka bllokuar procesin e rinovimit, rikonceptimit, gjetjes së një forme të re opozicioni, emri, kodi, quhet Sali Berisha.  Ky njeri ose do mbajë këto aksione dhe do ta çojë për vdekje PD-në dhe opozitën bashkë... Nëse s’krijohet një alternativë e re, që zor të krijohet. Bardh Kadilli artikulon më mirë se treçereku i grupit të Berishës që rrinë si mumje! Bëj deal me të gjithë faktorët dhe personazhet e rëndësishme publik. Një mundësi është hapja reale e PD-së...Basha është i mbaruar, është në politikë si dhuratë e Berishës, sepse Bashën s’do e njihte njeri sot. Ua imponoi demokratëve që ky na çon në fitore dhe ai i çonte në humbje. Ky tjetri vetëm stazhonon votë, këta shpartallohen, ky konsolidohet.

Edhe problemi dhe zgjidhja janë te një njeri, te Berisha. Berisha është diga. Nuk jam me dorëheqjen e Berishës, por mund të marrë një proces real hapjeje. Berishën nuk e besojnë më njerëzit. Janë tejkaluar shumë faza dhe duhet një proces shumë i rëndësishëm. Nëse ka një mënyrë për ta rehabilituar non gratën, është duke ftuar njerëz me kredite sociale dhe politike. Një njeri i zgjuar dhe Berishës nuk i mungon zgjuarësia.... Është shumë e thjeshtë, një tryezë. Ka shumë pak individë që prodhojnë karizëm politike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy