
Publikohet audio përgjimi ku nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, në 2014-ën ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg që të ndërhyjë për shtyrjen e vendimit për shpronësimet. Menjëherë pas këtij lajmi kryedemokrati Basha në një deklaratë për mediat e ka cilësuar përgjimin një skandal evropian dhe i kërkon prokurorisë që të nis procedimin penal ndaj Denar Bibës dhe porositësit Ëngjëll Agaçi. Ndërkohë Biba në nj konferencë për mediat mohoi kategorish akuzat.



