Tjetër dënim për Aung San Suu Kyi, 7 vite burg për korrupsion

Tjetër dënim për Aung San Suu Kyi, 7 vite burg për korrupsion

Liderja e qeverisë civile birmaneze, Aung San Suu Kyi, aktive për shumë vite në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u dënua me 7 vite burg nga një gjykatë e juntës së Mianmarit.

Gjyqi i nobelistes 77-vjeçare zgjati 18 muaj. Suu Kyi u dënua me 7 vite burg e përballur me pesë akuza për ryshfet në lidhje me marrjen me qira dhe mirëmbajtjen e një helikopteri që pretendohet se shkaktoi “humbje për shtetin”.

Që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021 në Burma, ish-udhëheqësja 77-vjeçare ka qenë e burgosur e juntës, në një burg në Naypyidaw, e akuzuar për një sërë krimesh: nga korrupsioni tek mashtrimi zgjedhor, e akuzuar për shkeljen e sekretit shtetëror dhe atë të masave anti-Covid.

Aung San Suu Kyi e cila dikur ishte liderja “de fakto” e vendit, më pas e përmbysur nga junta ushtarake, është përballur me gjyqe të vazhdueshme gjë që çoi në 33 vite burg në total për të gjitha dënimet.

Gazetarët u ndaluan të merrnin pjesë në seancat dëgjimore dhe avokatëve të Suu Kyi-t u ndalua të flisnin me mediat.

Mianmari është përfshirë nga trazirat që nga grushti i shtetit dhe që atëherë më shumë se 2600 persona janë vrarë në goditjen e ushtrisë ndaj disidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy