Xhadat/ OSHEE shkel premtimin: Bledi Rushiti paguan 22 herë më shtrenjtë për mullirin e tij (VIDEO)

Xhadat/ OSHEE shkel premtimin: Bledi Rushiti paguan 22 herë më shtrenjtë për mullirin e tij (VIDEO)

Rreth një muaj më parë, emisioni Xhadat trajtoi rastin e mullirit të blojës në Bilisht, në pronësi të Bledi Rushitaj, i cili ankohej se ishte përjashtuar nga sistemi i abonentëve të kategorisë së mbrojtur nga Enti Rregullator i Energjisë.

 

Pas publikimit të rastit, redaksia e emisionit Xhadat iu drejtua zyrtarisht institucionit qendror të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë për të kërkuar një zgjidhje dhe për të sqaruar nëse Rushitaj mund të rikthehej në skemën e tarifave të mbrojtura. Zëdhënësi për mediat në OSHEE, Ardi Kola, deklaroi në atë kohë se, nëse qytetari dëshironte të rikthehej në tarifat e mëparshme, kjo do të bëhej e mundur. Ai premtoi se do të kishte komunikim me drejtorinë rajonale në Bilisht dhe se Rushitaj duhej të paraqitej për të bërë një kërkesë zyrtare për rikthim në sistem. Megjithatë, pas disa javësh, situata mbetet e pandryshuar. 

 

Në një lidhje me video, Bledi Rushitaj u shpreh për Xhadat se askush nga OSHEE në Bilisht nuk e ka kontaktuar dhe as nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e problemit të tij. Sipas tij, dokumentacioni përkatës është i përgatitur dhe ai ka aplikuar edhe vite më parë, por dosja nuk po gjendet, pavarësisht se pretendohet se është e arkivuar. Përballë kësaj situate, Xhadat i drejtohet sërish zyrave të OSHEE për të kërkuar sqarime nga zëdhënësi Ardi Kola mbi arsyet e vonesës dhe përse çështja e mullirit në Bilisht vazhdon të mbetet pa zgjidhje, duke ngritur shqetësime për sorollatje dhe mungesë përgjegjshmërie institucionale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy