Putin “josh” ukrainasit me pasaporta

Putin “josh” ukrainasit me pasaporta

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë ruse për ukrainasit.

Deri tani, shtetësia ruse me procedurë të përshpejtuar, u jepej vetëm banorëve të rajoneve lindore, rusisht-folëse në Ukrainë, Donetskut dhe Luhanskut, si dhe atyre në rajonet jugore të Zaporizhias dhe Khersonit, pjesë të mëdha të të cilave kontrollohen nga Rusia.

Dekreti po ashtu vlen edhe për banorët pa shtetësi që ndodhen në Ukrainë.

Që nga viti 2019, kur u zbatua për herë të parë procedura për banorët e Donetskut dhe Luhanskut, mbi 720 mijë banorë të të dy rajoneve, ose rreth 18 për qind e popullsisë së tyre, kanë marrë pasaporta ruse.

Në maj, tre muaj pas sulmit ndaj Ukrainës, procedura e përshpejtuar filloi të zbatohej edhe për banorët e Zaporizhias dhe Khersonit. Pasaportat e para për ta filluan të shpëndahen muajin e kaluar.

Luhansku dhe Donetsku së bashku, formojnë rajonin lindor të Donbasit, që është zemra industriale e Ukrainës. Forcat separatiste në këtë zonë kanë qënë në luftë me forcat ukrainase, që nga viti 2014. Në fillim të këtij muaji Rusia pushtoi qytetin e Lysyçanskut, qendra kryesore e rezistencës ukrainase në Luhansk.

Ndërkohe, të hënën zyrtarët ukrainas njoftuan se forcat ajrore ruse shkatërruan një shkollë dhe një ndërtesë banimi në Kharkiv, duke vrarë të paktën tre persona e plagosur 28 të tjerë. Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i vendit.

Këto zhvillime vijnë ndërsa në qytetin lindor të Chasiv Yar-it vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar pas një sulmi me raketa të shtunën ndaj një ndërtesë pesëkatëshe banimi, ku si pasojë u vranë të paktën 15 persona.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy