Greqia do t'i afrohet bisedimeve me Turqinë javën e ardhshme mbi pretendimet e tyre të diskutueshme territoriale, por nuk do të diskutojë çështje që i konsideron si të drejta sovrane.
Kështu ka deklaruar të mërkurën Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis ka folur mbi një projekt-ligj që shtrin ujërat territoriale perëndimore të Greqisë në 12 milje detare nga gjashtë aktualisht, ditë para se aleatët e NATO-s Greqia dhe Turqia të rinisin bisedimet kërkimore për pretendimet e diskutueshme detare në Egje.
Bisedimet do të fillojnë në Stamboll më 25 janar, pas një pauze katër-vjeçare.
"Ne do të marrim pjesë me optimizëm, vetëbesim. Nuk do të ketë diskutim mbi sovranitetin kombëtar," tha Mitsotakis.
Ai theksoi se diskutimet do të rinisnin në pikën ku u ndërprenë në vitin 2016.
Ankaraja dhe Athina zhvilluan 60 raunde bisedimesh nga viti 2002-2016.
Çështja e fundit mbetet e pazgjidhur, pasi Greqia dëshiron të diskutojë vetëm shënimin e zonave detare në Egje dhe Mesdhe.
Nga ana tjetër Turqia deklaron se të gjitha çështjet duhet të diskutohen, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe statusin e disa ishujve të Egjeut.
Projekt-ligji nën votim nuk prek ujërat në brigjet jugore dhe lindore të Greqisë, ku Turqia ka paralajmëruar se çdo veprim i tillë nga Athina do të ishte një shkak për luftë.
Por sipas autoriteteve greke Konventa e Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit përkufizon të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj në pjesë të tjera të territorit.



