Koronavirusi/ Austria kufizon lëvizjet e njerëzve

Koronavirusi/ Austria kufizon lëvizjet e njerëzve

Austria ka njoftuar kufizime të mëdha për lëvizjen në vendet publike, duke u kërkuar shtetasve të vet që të izolohen, duke ndaluar mbledhjet e më shumë se pesë personave dhe duke vendosur kufij të tjerë se kush mund të hyjë në vend.

Kufizimet për lëvizjen publike do të hyjnë në fuqi të hënën, ndërsa restorantet do të mbyllen nga e marta, kur gjithashtu do të hyjnë në fuqi kufizimet e reja të hyrjes, tha një zëdhënës i qeverisë.

"Austriakët janë thirrur të izolohen. Kontakte vetëm me njerëzit me të cilët jetojnë. Njerëzit duhet të largohen nga shtëpia vetëm për punë që nuk mund të shtyhen, të blejnë furnizime të nevojshme ushqimore dhe të ndihmojnë të tjerët", tha zyra e kancelarit Sebastian Kurz në një deklaratë.

Mbledhjet e më shumë se pesë personave do të lejohen vetëm për aktivitete që shërbejnë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Policia do t'u kërkojë grupeve të mëdha që të shpërndahen. Vendi ka 800 raste dhe një vdekje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy