Në Belgjikë fitoi vendin e parë, Ergys Ibrahimi i bën tatuazh live moderatores (VIDEO)

Në Belgjikë fitoi vendin e parë, Ergys Ibrahimi i bën tatuazh live moderatores (VIDEO)

Ergys Ibrahimi i cili njihet për aktivitetin e tij “Gysi Tattoo Studio”, është një emër që po bën bujë në botën e tatuazheve shqiptare.

 

Artisti shkodran i tatuazheve i cili është fitues i shumë çmimeve në Shqipëri dhe jashtë vendit i bëri tatuazh live, moderatores së “Zgjohu me MCN” Krisa Caushi.

 

Ndërsa studion e tatuazheve e ka në qytetin e tij në Shkodër në zonën e Parrucës, ai thotë se nuk pranon klientë nën 22 vjeç dhe se të gjithë i këshillon dhe sugjeron para se të nisë punën.

 

Ai ka fituar në Belgjikë vendin e parë për tatuazhe tradicionale, të stilit Old school.

 

Janë bërë gati gjashtë vite që kam nisur, ka nisur jo si punë, diçka si lojë, si pasion, edhe pse pikturën e kam pasur që i vogël. Kam fituar çmime që në 9-vjeçare. E kam parë që piktura në Shqipëri nuk ecën shumë, dhe gjeta mënyrën e tatuazheve. 

 

Ia kam arritur që gjatë viteve të hap studion time. Gjatë viteve kam mësuar gjëra të reja, më ka pëlqyer dhe kam ecur shumë mirë. Kam marrë pjesë jashtë shtetit për çmime, kam fituar në Belgjikë çmim të parë. 

 

E vetmja gjë që unë nuk kam bërë është se nuk kam bërë asnjë tatuazh, është se dua të jem ndryshe nga tatuazhistët e tjerë. Po të shohësh të gjithë tatuazhistët e tjerë janë full, por unë dua të jem i veçantë se nuk dua të kem asnjë. 

 

Vetëm te pjesa e këmbëve mund t’i bësh vetes tatuazhe. Shqipëria ka talente, për shumë artistë. Por dua të jem i veçantë.

 

Tre çmime i kam fituar në Shqipëri, i ka organizuar Olsi Tatoo, kam fituar çmim të parë dhe të dytë për “Old school”, për tatuazhe disi të vjetra. 

Janë me ngjyra, që karakterizojnë tematikën Old school. Në Belgjikë fitova vendin e parë për tradicionale, Old school. Zakonisht punoj vetëm me femra, preferojnë shkrime zakonisht, por ka dhe nga ato që preferojnë gjëra të mëdha. Preferojnë më shumë zona intime.

 

 Unë jam mësuar dhe nuk më bën më përshtypje. Hera e parë ka qenë shumë e sikletshme. Përderisa vijnë dhe e kërkojnë, nuk besoj se e kanë problem. Kryesisht vijnë nga Shkodra, por edhe nga Tirana. Ka prej atyre që bëjnë dedikime për partnerin, apo gjëra sensuale, si pjeshka, qershia.

 

Çmimin e parë në Belgjikë, e kam bërë me një tatuazh që i kam bërë një shokut tim belg. Kur iu thashë që jam nga Shqipëria, të gjithë u stepën, se nuk e dinin që isha shqiptar. U surprizuan apo ndoshta mu dukën pak si racistë. Tatuazhi më ka marrë dy ditë. Dhimbje ka pasur, ngjyra sidomos shkakton më shumë dhimbje. Boja sikur djeg më shumë. 

 

Shpina është zona më e dhimbshme, por edhe kupa e gjurit. Zona kockore e ndjen më shumë goditjen. Gjendet fonti, bëhet printimi në letër, pastaj bëjmë matjet dhe vazhdon procesin. 

 

Kushton shumë të hapësh një biznes të tillë. Produktet duhet të jenë të mira dhe higjiena duhet të jetë e para. çdo gjë duhet të jetë sterile. Në momentin që çdo gjë duhet të jetë sterile kushton. Është një gjë që duhet përdorur vetëm një herë. 

 

Tatuazhi më i shtrenjtë, është ai në shpinë që mund të bëhet gjithë shpina, shkojnë 4500-5000 euro. Mund të zgjasin 2-3 ditë po iu përkushtove atij tatuazhi. Mendoj se çmimi i lartë bën diferencën mes artistëve të rinj që fillojnë dhe marrin shumë lirë.

 

Para se të bësh një tatuazh duhet të analizosh artistin sa vite ka eksperiencë, çfarë përvoje, çfarë çmimesh ka. Xhovana Nikolli, Atdheu, vajza të Përputhen, kanë ardhur shumë personazhe të njohur për tatoo. 

 

Djemtë zakonisht po zgjedhin tatuazhe për familjen, kanë ikur gjërat bazike që bënin dikur, akrepa, luana, shqiponja.

Tatuazh emocional janë ata që kanë bërë dedikime për personat që kanë vdekur, në moshë të re, që kanë bërë portrete. Një shokut tim i vdiq vëllai nga një sëmundje të keqe, në moshë shumë të re. Ai ka qenë portreti më emocional që kam bërë. Nëse portreti do një apo dy orë, i kam kushtuar gjashtë orë. 

 

Portreti është ndër më të vështirët, sepse nuk të fal asnjë linjë më pak. Ka raste që e kanë bërë sot tatuazhin dedikim dhe i them mos e bëj tatuazhin me emra dhe mbas një muaji ka ardhur e ka fshirë.

 

Nuk e kam problem i them klientëve, i këshilloj, se dua që kur të dalin nga studio ta pëlqejnë. Çunat nuk bëjnë dedikime për të dashurat. Këshilloj gjëra që i shkojnë më shumë stilit të personit. Diçka që mund të ketë të bëj me jetën e tij, kur merret me një sport, apo ka kaluar diçka të vështirë. I këshilloj, se prej studios duan të dalin të kënaqur. 

 

Tatuazhet që mbulojnë shenjat, janë më të vështira, se ke dyfish punë me të, por nuk është një gjë që nuk mund të bëhet. Nuk është se kanë më shumë dhimbje. Mbulimet janë pak të vështira. 

 

Nga mosha 22 e sipër i pranoj klientët, ndërsa as 18 jo, se mund të bëjnë diçka që mund të pendohen pas dy ose tre vitesh. Ose mund të ketë ndonjë përjashtim kur vijnë me mamin apo babin. Familja më ka ndenjur afër, më ka dhënë kurajo. Por në fillim nuk kanë qenë aq dakord, se nuk iu pëlqejnë shumë tatuazhet. 

 

Në Shkodër, më gjen në qendër në Parrucë, ku kam dalë në atë vend prej gjashtë shtatë muajsh dhe ka lëvizje pa fund. Për femrat më delikate dhe fine, janë në dorë. Në varësi të imunitetit, mirë është të vish e ngrënë. Vajzat nuk më ka ndodhur të humbin ndjenjat, por çunat po. 

 

Vijat nuk ndërpriten me kalimin e kohës, por duhet punuar mirë. ata që punojnë me viza shumë të holla, mund të ndodhë shkëputje. Tatuazhi thjesht do pastërti dhe ta trajtosh me kremin e posaçëm dhe nuk ke asnjë lloj infektimi apo rrezik. 

Po nuk e mbajte pastër ka rrezik. Por rëndësi ka që të kesh gjëra sterile. Vera është problem, por duhet t’i mbrosh me krem të posaçëm që mos të zbehet ngjyra. E kam menduar shumë herë dhe e mendoj që të punoj jashtë, por do e shohim me kalimin e viteve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy