Basha: Do rrimë në shesh, kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Basha: Do rrimë në shesh, kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u është bashkuar protestuesve demokratë në sheshin para Kryeministrisë.

Basha tha se protesta do të vazhdojë pasi konsensusi qytetar dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë po rriten.

“Në këtë shesh do të qëndrojmë, nga ky shesh do të shpallim fitoren e Shqipërisë dhe demokracisë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Bashës

"Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë po rrriten për kërkesën tonë të drejtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje me një qeveri që do garantojë votën e lirë të qytetarëve. Fitorja do të jetë fitorja juaj dhe e çdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e Bashës apo të PD, ne jemi këtu për kauzën e çdo shqiptari, për kauzën e fëmijëve shqiptarë, kjo i ka dhënë kauzës tonë një forcën e qytetarëve.

Përballë nesh kemi një fasadë, një fasadë nga mjeshtri i fasadave. Fasada dhe bojë përpara, rrumujë dhe kaos nga prapa

Nuk ka kthim pas, ka vetëm ecje para drejt demokracisë. Në këtë betejë ne po krijojmë që sot tiparet e asaj që ëndërrojmë për nesër. Nga ky shesh çdo shqiptar, do të mund të vijë këtu dhe halli i tij nuk do jetë i harruar por do dëgjohet nga ky shesh dhe nga gjithë Shqipëria, ky shesh është fundi i demokracisë fasadë dhe fillimi i demokracisë së vërtetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy