Ndryshimet klimatike dhe seksi, një lidhje që pakkush e kishte menduar

Ndryshimet klimatike dhe seksi, një lidhje që pakkush e kishte menduar

Ndikimi i ndryshimeve klimatike te njerëzit dhe kafshët sa vjen e zgjerohet. Që nga ngritja e nivelit të deteve dhe oqeaneve, deri te acidifikimi i ujërave, lista e pasojave negative të ndryshimit të klimës është e pafund.

Por një fushë që nuk përmendet shpesh është seksi. Në dy dekadat e fundit, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ngritja e temperaturave po e bën më të vështirë riprodhimin për kafshët dhe bimët.

Njerëzit dhe disa lloje kafshësh janë gjenetikisht të përshtatur për t’u riprodhuar me anë të seksit, por gjallesa si reptilët dhe disa lloje peshqish kanë nevojë për një temperaturë të caktuar që të ngrohin vezët nga të cilat dalin të vegjlit e tyre. Ndryshimi i temperaturave globale mund të ndryshojë edhe raportin e gjinisë së të vegjëlve, duke e bërë më pas të vështirë që një kafshë e caktuar të gjejë “partnerin” për t’u çiftëzuar.

Ndryshimi i mjedisit mund të ndikojë edhe në mënyrën se si një kafshë sillet me seksin e kundërt, duke e ulur çiftëzimin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy