
Ministrisa e Shëndetësisë ka raportuar për 15 raste të reja me koronavirus në vend.
Të infektuarit u zbuluan pas testimit të 2.108 personave. Ata u identifikuan në Tiranë, Peqin, Fier, Lushnje, Lezhë dhe Vlorë.
Në orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë pacient, ndërsa janë shëruar gjashtë qytetarë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar gjashtë pacientë.



