Horoskopi i gushtit nga astrologia Shyle: Binjakët, Luani dhe Peshqit, shenjat më me fat të muajit

Horoskopi i gushtit nga astrologia Shyle: Binjakët, Luani dhe Peshqit, shenjat më me fat të muajit

Astrologia Denisa Shyle solli për shikuesit e programit të mëngjesit "Zgjohu me MCN" parashikimin e horoskopit për të 12 shenjat për muajin gusht. 

Ajo theksoi se ky muaj, si muaj i retrogradave, do të jetë përgjithësisht mjaft pozitiv.

Ndikimet e lodhshme që kemi pasur gjatë pjesës së parë të verës dhe deri në mesin e korrikut ishin të vështira, por tani jemi futur në një periudhë më pozitive. 

Ky është një muaj për të shpërthyer dhe për të u argëtuar më shumë, për të gjitha shenjat.

Dashi

Ky muaj do të jetë pozitiv për Dashin. Pjesa e parë e gushtit do të jetë e ndikuar nga tematika familjare, dhe Saturni është në retrogradë, por nuk do të sjellë negativitet. 

Përkundrazi, ai do të sjellë përgjegjësi më të larta në çështjet që do të mbajnë në jetën e tyre. 

Dashët do të jenë më kreativë, më të çliruar dhe do të kenë mundësi të shijojnë lidhjet e tyre më shumë, me një frymë më romantike.

Demi

Ky muaj ka një rritje të madhe për Demin në anën materiale. Ata do të shpenzojnë shumë dhe do të kenë shumë mundësi për bashkëpunime. 

Në lidhje me jetën sentimentale, do të krijojnë lidhje shumë stabël dhe do të stabilizojnë jetën brenda shtëpisë. Udhëtime të shumta janë gjithashtu të pranishme.

Binjakët

Muaji gusht do të jetë shumë i favorshëm për Binjakët. 

Ata do të kenë të ardhura materiale stabile dhe krijimtari shumë të lartë. Lidhjet e vjetra do të rregullohen dhe ata do të krijojnë lidhje të reja. 

Ky muaj do t’i lejojë ata të dashurohen me jetën dhe të jenë në harmoni me çdo gjë që kanë përreth.

Gaforrja

Gaforret janë në një fazë pozitive dhe do të përjetojnë rritje të shpejtë. Ata që kanë qenë të mënjanuar do të ndiejnë një fillim pozitiv dhe optimist, dhe do të kenë surpriza të këndshme, si në aspektin e biznesit ashtu edhe në atë personal.

Luani

Gushti është një muaj shumë pozitiv për Luanët. 

Ata do të fillojnë të rregullojnë të ardhurat materiale dhe do të krijojnë lidhje të reja. Çështjet sociale do të zhvillohen shumë, dhe ky muaj do t’i ndihmojë ata të krijojnë lidhje të duhura. 

Ata janë ndër shenjat që nuk do të kenë shumë nevojë të përpiqen këtë muaj.

Virgjëresha

Virgjërat do të fokusohen në realizimin e ëndrrave të tyre gjatë pjesës së parë të gushtit. 

Pjesa e dytë e muajit do të jetë periudha më pozitive për ta. Ata do të kenë mundësi të bëhen optimistë dhe të shprehin ndjenjat që kanë pasur për një kohë të gjatë. 

Gjatë periudhës pas datës 11 gusht, ata do të kenë një periudhë shumë pozitive.

Peshorja

Ky muaj do të jetë një periudhë socializimi për Peshoret. Ata do të përpiqen të krijojnë një balancë të drejtë në jetën e tyre dhe të bëjnë një mision pozitiv. 

Ata mund të lidhen me dikë dhe të krijojnë lidhje të reja. Gushti gjithashtu është një muaj i mundshëm për rritje në karrierë dhe materiale.

Akrepi

Akrepat do të fokusohen në aspektin e tyre material gjatë pjesës së parë të gushtit. 

Pas periudhës së vështirë që kaluan në vitin e kaluar, ata tani mund të fillojnë të rrisin karrierën e tyre dhe të gjejnë një balancë mes punës dhe argëtimit.

Shigjetari

Gushti fillon pozitivisht për Shigjetarët, dhe pjesa e dytë do të ketë fokus në karrierë. Ata mund të krijojnë bashkëpunime të reja dhe të sjellin të ardhura të mira materiale. 

Ky është gjithashtu një muaj për rregullime në marrëdhëniet sentimentale.

Bricjapi

Për Bricjapin, gushti është një muaj i shenjave të reja dhe mundësive pozitive. 

Ata do të kalojnë një periudhë më të lirë dhe optimiste, duke u përqendruar në lidhje dhe mundësi të reja, përfshirë martesën. 

Ky muaj mund të sjellë rritje dhe zhvillim në aspektin material.

Ujori

Pasi kanë kaluar një periudhë të vështirë, Ujorët tani janë në një fazë shumë pozitive. Ata do të jenë më kreativë dhe më inovativë.

 Çështjet që kanë pasur me karrierën dhe prindërit do të zgjidhen. Gushti është gjithashtu një muaj i mundësive të reja për lidhje dhe përparim në anën materiale.

Peshqit

Peshqit janë shenja më me fat për këtë vit. Gushti është një muaj shumë pozitiv për ta, veçanërisht për ata që kanë investuar kohë dhe mund në shëndetin dhe financat e tyre.

 Pjesa e parë e gushtit do të jetë e fokusuar në shëndet, por ata do të gjejnë gjithashtu mundësi për të argëtuar dhe shijuar jetën. 

Pjesa e dytë do të përqendrohet në marrëdhëniet dhe partneritetet, duke sjellë mundësi të reja si në biznes ashtu edhe në jetën sentimentale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy