Miliona amerikanë kanë ndërmarrë rrezikun për të udhëtuar si pasojë e ‘Ditës së Falenderimeve’ pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet shëndetësore, të cilat po vuajnë për të përballuar këtë valë të koronavirusit.
‘Falenderimet’, janë një festë tradicionale në Amerikë që rivalizojnë edhe Krishtlindjet dhe ku në përgjithësi familjet bëhen bashkë. Këtë herë kjo ditë përkon me 26 nëntor, ditën e enjte.
Deri më tani raportohet se tre milionë amerikanë kanë udhëtuar nëpërmjet aeroporteve të vendit për t’u bashkuar me familjet e tyre për këtë ditë të veçantë. Kjo shifër vetëm për harkun kohor të tre ditëve, nga e premtja deri në të dielë.
Gjithsesi kjo shifër është sa gjysma e asaj që ndodh zakonisht, në vitet pa pandemi.
Dokotorr Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë, për CBS News deklaroi se kjo lëvizje e njerëzve nëpër aeroporte ‘do ta fusë në telashe të shtuara vendin’.



