
Është mbyllur pas 12 orësh seanca për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese.
Trupa gjykuese e mbledhur në orën 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me padinë e ngritur nga Presidenti Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Këshilltari i Presidentit Ilir Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishi tha në seancën e sotme se Kuvendi nuk ka rivlerësuar konstatimet për shkelje të kreut të shtetit.
Ndërkohë në një seancë të ditës së martë u mor si provë vendimi i Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit.



