Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar në rrjetet sociale dështimin e negociatave mes maxhorancës dhe opozitës. Në një postim në “Tuiter”, Manjani flet për arrogancë, ndërsa shton se zgjidhja e krizës ka kosto që rëndon direkt mbi vendin.
“Arroganca çon në fondamentalizëm! Çështjet e thjeshta bëhen krizë. Zgjidhja e krizës ka kosto të lartë. Vendi paguan! Gjithmonë kështu ndodh!”, shkruan Manjani.



