
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një qëndrim lidhur me çështjen e shamisë, duke u shprehur se orientim parësor duhet të jetë Kushtetuta.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë dhe vazhdon të jetë orientim parësor i institucioneve të Republikës së Kosovës për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo kushtetutë ka përcaktuar një parim themelor që është parim fondamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridiko-kushtetues, ai është parimi i laicitetit. Prandaj është tejet me rëndësi që në institucionet e Kosovës të respektohet ky parim. Çështja e dytë që e ka përcaktuar qartë kjo kushtetutë është detyrimi i të gjitha institucioneve publike të Republikës së Kosovës që respektojnë vendimet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si standarde nëpërmjet të cilave zgjidhjet çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut”.
Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti deklaroi pak ditë më parë në favor të mbajtjes së shamive në jetën publike për gratë mbi 16 vjeç.



