
Kryebashkiaku Erion Veliaj, pas daljes nga SPAK, iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij, teksa tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar atë, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.
Lidhur me këtë akuzë, gazetari Andi Bushati, tha në emision “Të Paekspozuarit”, se Veliaj e bën për kurth, që të sulmohet si një ‘sharës’ e jo si hajdut.
Njeriu po pa 10 vjet kasetat e përgatitura vetë në Tv për ta lëvduar, fillon i beson vetes së vet në televizor, dhe kur ndeshet me realitetin i duket se ka diçka realiteti që nuk funksion.
Por kjo është arsye e parë, arsyeja e dytë them se është se Veliaj këtë e ka bërë për kurth.
Sepse duke u marrë me të gjithë ne, ka bërë një llogari që ne në studio do merremi me atë, dhe do trajtojmë si sharës e jo si hajdut.
Në fakt ai duhet trajtuar si hajdut, jo si sharës. Asnjëherë që na shef në tv, nuk i intereson se kë ka sharë, por intereson paratë e vjedhura.



