Skenar i një fantazie makabre për të goditur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzat e opozitës në lidhje me ngjarjen e së shtunës te Garda e Republikës, ku u gjet i vdekur në makinë shoferi i ministrit, Shkëlzen Qordja. Nga Korça, ku vijon turin e llogaridhënies, Rama tha se versioni brutal i pretenduar nga opozitës është i turpshëm.
Por nga ana tjetër, opozita i mbetet qëndrimit se shoferi i ministrit të Brendshëm është vrarë. Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, nuk hezitoi të thoshte se provat të çojnë drejt një vrasjeje mafioze.
Ndërsa lidhur me debatin politik që shoqëroi datën e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Rama tha se qeveria e tij bëri çfarë mundi, ndërsa Edmond Sapho nga PD-ja i kujtoi kryeministrit Rama se dyert e Europës do të jenë të mbyllura, sa kohë që ky i fundit mbështet ministrat e tij të lidhur me drogën dhe krimin në vend.



