Kosovë, 39-vjeçarja vdes nga COVID-19

Kosovë, 39-vjeçarja vdes nga COVID-19

Një 39-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga i Istogut ka ndërruar jetë. Sipas MSH-së sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.

Përveç Covid-19, gruaja ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gruaja 39-vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19.

Ajo kishte qëndruar në spitalin rajonal të Pejës për tri ditë rresht ndërsa kohëve të fundit kishte vizituar edhe disa prej familjarëve të saj në Skenderaj.

Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy