Gjykata Kushtetuese vendos hapjen e listave 100% për zgjedhjet e ardhshme

Gjykata Kushtetuese vendos hapjen e listave 100% për zgjedhjet e ardhshme

Kërkesa nga Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike për Ndryshim është marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata ka pranuar shfuqizimin e nenit që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur hapjen e listave 100% për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe shfuqizoi si antikushtetues pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, që flet për herësin.

 Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kandidati që merr me shumë vota, pavarësisht se ku është renditur në listë nga kryetari i partisë, merr mandatin e deputetit.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji.

Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyes, më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 mijë vota.

Sipas vendimit, në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”.

Ky është neni që Kushtetuesja ka shfuqizuar nga Kodi Zgjedhor.

Ndërsa, me një vendim tjetër, Kushtetuesja rrëzon pesë aleatët e Bashës, që kishin pretendime për formulën e financimit të partive me fondet shtetërore.

Me rregullat aktuale nëse një parti politike nuk ka një deputet në Kuvend ajo përjashtohet nga mbështetja financiare.

Shqetësimi më i madh i tyre është buxheti që ata marrin nga shteti.

Ndryshimet kushtetuese duke kanë sjellë që ata jo vetëm të penalizohen, por edhe të lihen jashtë nga benefite të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy