Edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dalë kundër ligjit të Vetingut, duke kërkuar që të jetë palë në shqyrtimin që po bën Gjykata Kushtetuese.
Unioni kërkon të jetë palë në cilësinë e subjektit të interesuar dhe kërkesa është firmosur nga kreu i këtij unioni, Gerd Hoxha.



