
Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV gazetari Robert Papa teksa ka komentuar takimin e djeshëm trilateral në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur u shpreh se ideja ka nisur nga Soros dhe se sipas tij kjo ne dhe Maqedoninë e Veriut na dëmton, ndërsa e vetmja që përfiton është Serbia.
Më tej Papa deklaroi se ‘open Ballkan” nuk mund të ketë me tri vende, dhe se sipas tij nëse nuk ke marrëdhënie të mira bilaterale nuk mund ti kesh as rajonale.
Nuk ka pasur ndonjë rëndësi të madhe por ideja ka nisur nga Soros dhe nga ish diplomate amerikane e cila asokohe punonte për Soros. Media e konsideron Shqipërinë dhe RMV si një protektorate të Sorosit. Dhe ky është një nga problemet, duhet konsideruar si një tradhti, ku në fakt faktorizohet Serbia, Vuçiç. Ballkani nuk mund të jetë me tre vende, nuk mund të kesh marrëdhënie rajonale të mira kur si ke bilaterale.
Intervista e plotë
1.Pyetja ime e parë lidhet me takimin e djeshëm trilateral në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur. A ka qenë ky takim në vëmendjen e Departamentit të Shtetit?
Nuk ka pasur ndonjë rëndësi të madhe por ideja ka nisur nga Soros dhe nga ish diplomate amerikane e cila asokohe punonte për Soros. Ky është një lajm i keq për nacionalistët shqiptar dhe lajm i mirë për Serbinë në dëm të shqiptarëve të Kosovës. Nuk është skandal që aty shihet një fytyrë e sulmuar nga e djathta dhe është një nga iniciatorët e kësaj nisme. Media e konsideron Shqipërinë dhe RMV si një protektorate të Sorosit. Dhe ky është një nga problemet, duhet konsideruar si një tradhti, ku në fakt faktorizohet Serbia, Vuçiç. Ballkani nuk mund të jetë me tre vende, nuk mund të kesh marrëdhënie rajonale të mira kur si ke bilaterale. Është hedhur një ide tjetër ‘unioni ballkanik’, por drejt asaj po shkohet dhe ideja që ka nisur nga Sorosi është diçka në dëmin tonë ku faktorizohet Vuçiç. Duhet konsideruar si tradhti edhe pse segmente të caktuara mund ta mbështesin, ne do duhet të dimë të ndërtojmë çështjen tonë.
2. Shumë pak u komentua nga mediat prania në takimin e djalit të Xhorxh Soros, Aleks Soros, kjo edhe për faktin se zoti Rama u shoqërua në takim nga një grup gazetarësh të përzgjedhur nga vetë kryeministria. Por përtej këtij aspekti çfarë domethënie ka prania e djalit të Xhorxh Soros në një takim ku flitet për Ballkanin e Hapur?
Kërkojnë ta kthejnë vendin tonë dhe RMV në protektorat ju mund të kuptoni se sa shumë ndikon Sorosi. Ai është akuzuar milona dollarë janë luajtur në bursat e tij. Është një turp jo vetëm për Ramën por dhe për Vuçiç, por dhe për Dimitrov. Është thjesht një lobist që zotëron shuma të mëdha. Amerika ka nisur të zgjohet, në Shqipëri kanë kohë që kanë ndërhyrë thellë dhe Aleksandër Soros ka me dhjetëra udhëtime në Tiranë dhe Maqedoni. Pra duhet thënë se i vetmi që po del kundër Sorosit haptas është Berisha, opozita nuk po thotë asgjë. Ai ka një zotërim të madh në reformën në drejtësi, kontrollon drejtësinë. Sa herë dalin skandale ato mbulohen, paguhet media, analistë. Soros i kishte vënë në rresht për tre këta liderë, por nuk mund të ketë ‘open balkan’ me tre vende.
3.Çfarë interesi ka Ram në këtë mes?
Si Rama ashtu dhe Vuçiç, kanë probleme psikike, bashkë donin të bënin copëtimin e trojeve të Kosovës se do merrnin çmimin nobel të dy e kanë tejkaluar shumë, por të nxitur nga Soros.
4. Dy ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në një konferencë për mediat duke iu referuar rihapjes së hetimeve foli për një skenar politik. Besoni zoti Papa se SPAK është nën ndikimin e ambasadës amerikane apo e faktorëve të tjerë për hetimin e çështjes së Gërdecit?
Tani që diplomacia amerikane ka marrë përsipër reformën në drejtësi dihet. Por nqs reforma fillon të vendosë para të akuzuarve zyrtarë të lartë do ishte një lajm i mirë. Natyrisht që drejtësia kalon në tre faza dhe gjithkush ka mundësinë të mbrohet dhe nuk ka ndonjë gjë që edhe në Shqipëri të dënohen ministra dhe ish-ministra. Më mirë një drejtësi pak më e mirë se ajo e keqja, por Berisha ka të drejtë se kur shikon emrat e atyre që kanë kryer veting të lë një shije të keqe.
5. Këtu në Shqipëri çështja Berisha vijon të jetë në qendër të debatit politik. Tonet e zotit Berisha ndaj ambasadoes Kim janë ashpërsuar. Deri ku mund të shkojë kjo përplasje dhe cilat mund të jenë pasojat nëse mund të ketë të tilla për vetë procesin politik që po ndodh Brenda Partissë Demokratike.
Natyrisht që Berisha ishte tërhequr në hije dhe ishte i qetë, sulmet e bëra nga departamenti i shtetit e rigjallëruan dhe tregoi edhe njëherë se është faktor. Luan fort me ato që i quan foltore dhe po të vësh re se është ngritur si nga forca dhe lokuenca dhe Yuri Kim është tërhequr disi. Nuk ka shanc që një grupim me 60 mije e ca vota të marrë termin antiamerikane. Berisha them se është në momentin e duhur mund ta çlirojë PD dhe tregon se politika nuk ka moshë dhe qëndrestarët demokrat e duan Berishën.



