"Xhadat"/ Pamje dhe dëshmi rrëqethëse nga shpopullimi i Memaliaj (VIDEO)

"Xhadat"/ Pamje dhe dëshmi rrëqethëse nga shpopullimi i Memaliaj (VIDEO)

Emisioni “Xhadat” nisi sagën e  dokumentimit të largimeve masive nga Shqipëria, fenomenit  të njohur ndryshe si shpopullimi. Përmes pamjeve dhe intervistave rrëqethëse të realizuara në disa fshatra e qytete, të cilat do të transmetohen për disa ditë me radhë, do të zbulohen dhe arsyet e vërteta të braktisjes. Qyteti i parë ku "Xhadat" janë ndalur ka qenë Memaliaj, dikur një qytet i populluar që njihej ndryshe si qyteti i minierës. Rrugët e qytetit ishin bosh edhe pse ishin orët e para të mëngjesit. Ata pak njerëz që gjetëm ishin mosha e tretë, të cilët përbënin dhe shumicën e banorëve të atij qyteti.

Sipas banorëve dikur qyteti ka pasur 11 000 banorë ndërsa sot ka afërsisht 1500. Nëpër qytet gjejmë shumë banesa të cilat janë të boshatisura. Qyteti që dikur gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, sot hesht. Në një pallat me katër kate banonin vetëm dy familje.

Një gjimnazist u shpreh se edhe ai do të ikë pasi në qytet kanë ngelur vetëm të moshuarit dhe nuk ka jetë." Xhadat" shkuan edhe në fshatin Zhabokik, ku edhe në ato pak shtëpi të banuara, kishte vetëm pleq të vetmuar. Shkolla e fshatit ishte e amortizuar, banorët na thanë që në të, mësonin vetëm dy nxënës. Banorët shprehen se rinia ka ikur për shkak të papunësisë, mungesës së infrastrukturës rrugore dhe spitalore.

Pak muaj më parë Shqipëria nisi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, të njohur ndryshe si CENSUS, rezultatet e të cilit ende nuk po bëhen publike. Nga konstatimet në terren, duket se popullsia ka pësuar një tkurrje të ndjeshme. Aktivisti Aulon Kalaja u shpreh se duke shtyrë afatin për shpalljen e të dhënave nga censusi, po mundohen "ta qepin" duke sjellë shifra inkurajuese. Sipas tij edhe gjatë procesit të grumbullimit të të dhënave ka pasur tentative për falsifikim të dhënash. Ngjarja sipas tij ka ndodhur në Malësinë e Madhe që mesa duket nga censusi është zvogëluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy