Fishta: Policia ka tejkaluar kompetencat, iu shkaktoi dëme fizike protestuesve

Fishta: Policia ka tejkaluar kompetencat, iu shkaktoi dëme fizike protestuesve

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, thotë se policia ka tejkaluar kompetencat dhe standardet gjatë protestave të ditëve të fundit, me mjetet e përdorura.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se ka pasur tejkalim të dhunës nga ana e policisë ndaj protestuesve edhe pse dhuna ka qenë e dyanshme. 

 

Sipas tij, edhe plumbat e gomës përdoren në pjesët e buta dhe pjesët e poshtme dhe jo në turmë, pasi përdorimi në turmë nuk ka garanci se ku kap. 

 

Fishta shtoi se mjetet nuk janë përdorur sipas instruksioneve nga policia, duke shkaktuar dhe dëme fizike ndaj protestuesve.

 

Dhuna në një farë mase justifikohet edhe nga demonstruesit, pasi ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Janë në të drejtën e tyre të vazhdojnë deri në marrjen e një përgjigje. Menaxhimi i situatës nga policia ka qenë shumë i vështirë dhe për shkak të dhunës, qoftë ndaj punonjësve të policisë dhe ndaj objekteve private dhe shtetërore. 

 

Fakti që pjesa më e madhe e punonjësve të policisë që kanë qenë në menaxhimin e tubimeve, prej 5-6 muajsh kanë punuar me orë të tejzgjatura. Edhe pse situata ka qenë e qetë, ata kanë qenë në punë. Që kur kanë filluar demonstrimet e para prezenca e policisë ka qenë gjithmonë në rrugë. Çdo strukturë e policisë ka detyra të veçanta në situata të tilla. Janë tejkaluar kompetencat nga ana e policisë.

 

Strukturat që pajisen me shkop gome janë FNSH dhe janë pajisur dhe forcat “Shqiponja”. Por edhe forcat “Shqiponja” nuk duhet të kenë shkop gome. Vetëm FNSH janë të përgatitur për t’iu përgatitur çdo formë dhune, se ata kanë mjetet e posaçme dhe armët që përdorin. 

 

Ka instruksion për përdorimin e tyre dhe ky instruksion bëhet jo vetëm kur ka demonstrim, por edhe në kohë të zakonshme. Gazi lotsjellës bëhet kur situata bëhet tejet e dhunshme, kur rrezikohen dhe si trupë policore, por në një masë të përcaktuar. 

 

Gazi lotsjellës duhet përdorur me kriter dhe jo pranë banesave. Edhe plumbat e gomës përdoren në pjesët e buta dhe pjesët e poshtme dhe jo në turmë. Përdorimi në turmë nuk ka garanci se ku kap. Dhe për çdo përdorim jashtë rregullit duhet të mbahet përgjegjësi. Mjetet nuk i kanë përdorur sipas instruksioneve, duke shkaktuar dhe dëme fizike ndaj protestuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy