Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Rama po i shet satelitët si një përrallë kur në fakt ka vetëm një kontratë për të dhëna shtesë që do i paguajmë 6 milionë euro në vit.
Kemi të bëjmë me një tentativë që nuk zbulon asgjë të re, por mundohet të fshehë një mungesë të vullnetit politik. Edhe këtë mund të na e shiste pak më seriozisht, mund të thoshte ta bëjmë këtë gjë, ka këtë kosto, këtë dobishmëri. Na e shet si përrallë, ka shkuar Shqipëria në hapësirë na krahason me shtetet e mëdha. Ka vetëm një kontratë që të kemi ca të dhëna shtesë, do paguajmë 6 milionë euro.



