
Presidenti francez Emmanuel Macron, iu kërkoi vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të mbështesin një rezolutë e cila dënon agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke shprehur solidaritetin e plotë të Francës dhe Bashkimit Europian ndaj Ukrainës.
Dënojmë me vendosmërinë maksimale, agresionin ushtarak të kryer nga Rusia, me bashkëpunimin e Bjellorusisë.
Deklarata e Macron u bë me anë të një video-mesazhi gjatë Asamblesë së OBSH, të mbledhur të dielën, dhe që do të vijojë gjatë gjithë javës që vjen në Gjenevë.
Pasojat e kësaj lufte janë shkatërruese, për shëndetin, popullsinë, objektet dhe personelin shëndetësor, të vendosur në shënjestër të forcave ruse.



