
Deputeti socialist Benet Beci i shpallur kandidat për Bashkinë Shkodër, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Teksa u pyet nga moderatori Ylli Rakipi për pritshmëritë e tij si kandidat për të fituar Shkodrën, Beci u shpreh se kandidimi për qytetin e lindjes, ishte një destinacion i tij prej kohësh.
Ai tha se po çon atje eksperiencën e tij ekonomike nga projekte të mëdha në vend.
Mua në fakt kandidimi për Shkodrën, ka qenë një destinacion i imi prej kohësh. E gjithë rruga ime ka qenë mësim i eksperiencës për të ardhur në vendin e origjinës.
Gjëja më e rëndësishme është se unë vij nga një eksperiencë nga projektet e mia ndër më të mëdha në vend. Të qenurit shkodran është një status.
Kur di not edhe mund të notosh dhe nuk quhet se i hyn me këmbë nëse di not.
Unë çoj atje eksperiencën time ekonomike për Shkodrën.



