
Analisti Andi Bushati tha në studion e lajmeve të MCN Tv se deri më tani SPAK është sjellë në mënyrë përkëdhelëse me Erion Veliajn.
Duke vijuar më tej, Bushati theksoi se SPAK ngurron të merret me kryebashkiakun e Tiranës.
Deri tani SPAK është sjellë në mënyrë përkëdhelëse me Erion Veliajn. Nëse është kjo pyetja e tij e parë është e vonuar sepse dokumentet që e implikojnë tek inceneratori datojnë këtu e dy vjet më parë.
Ka kërcitje të mëdha në mënyrën si SPAK e ka trajtuar Veliajn. Po të shohësh dosjen e Ahjmetajt, Veliaj përmendet 11 herë.
Duhet të themi se ka ngurrim të SPAK për t’u marrë me Veliajn dhe ka një standard të dyfishtë në përkëdheljet e kryebashkiakut. Kam parë kundërshtarë të Veliajt që kanë ndjerë kënaqësi për thirrjen e tij në SPAK, por unë jam skeptik.
Unë jam skeptik se nga indiciet, duke parë materialet dhe mënyrën e sjelljes duket sikur ka më shumë kujdes për ta ruajtur sesa për t’i shkuar deri në fund të vërtetës së Veliajt në raport me inceneratorët, drejtorët e 5D dhe makinerinë e madhe të vjedhjes që është kthyer bashkia e Tiranës këto 3 mandatet e fundit.



