Një edukatore është vënë në pranga me akuzën e dhunës ndaj fëmijëve në Tiranë. D.R., 30 vjeçe, është vënë në pranga pas kallëzimit të bërë nga të afërmit e një fëmije, për dhunë të ushtruar prej saj gjatë punës si edukatore në një kopsht privat në rrugën “nikolla Lena”, në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: - D. R., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi. Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën "Nikolla Lena", ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit", parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.



